 
      
        Detaje të librit 
        Përktheu: Bashkim Shehu
        ISBN 9789928136763
         Viti i botimit 2020
        Numri i faqeve 280
        Çmimi 800 lekë 
       
     
    
      Asgjë e jashtëzakonshme
      Antonio Muñoz Molina 
       
      Me rrugëtimin e një shkrimtari drejt një destinacioni ku do të jetë dëshmitar 
      ngjarjesh të çuditshme fillon përmbledhja e plotë e prozës së shkurtër të 
      Antonio Muñoz Molina-s... Tek "Asgjë e jashtëzakonshme" zbulohet 
      një Antonio Muñoz Molina zbavitës, vetëkritik dhe i pazakontë. 
      Një humor i mprehtë kullon përmes këtyre tregimeve tmerri, dashurie dhe 
      vdekjeje, në të cilat shfaqja e papritur e skenave në stilin më të pastër të zhanrit
      fantastik ngërthen vetinë e mbajtjes pezull, të magjepsjes së lexuesit 
      dhe të shumëfishimit të leximeve të rrëfimit. 
       
       
       Për autorin
       
      Antonio Muñoz Molina (1956) është një ndër autorët më të njohur e 
      më të përkthyer të letërsisë së sotme spanjolle. Autor i mëse dhjetë romanesh, 
      ai është fitues i mjaft prej çmimesh të rëndësishme kombëtare e ndërkombëtare. 
      Në vitin 2013, u shpall fitues i Çmimit të Princit të Asturias për Letërsinë. 
      Në vitin 1996, Antonio Muñoz Molina u zgjodh anëtar i Akademisë Mbretërore të Spanjës. 
      Jeton mes Madridit dhe Nju Jorkut. Ky është libri i tij i parë që përkthehet në shqip.