Home
INSTITUTI I DIALOGUT DHE KOMUNIKIMIT
(ish shtëpia e Librit dhe Komunikimit)
 

Instituti i Dialogut & Komunikimit
Adresa: Rruga "Myslym Shyri"
Pallati 47, Ap 4, Tiranë Albania

Tel: +355 4 4507853

E-mail:idk@idk-al.org

 

Kush jemi ne?

Ekipi ynë

I krijuar në janar 2001 (fillimisht, deri në vitin 2005, me emrin Shtëpia e Librit dhe Komunikimit) Instituti i Dialogut dhe Komunikimit është një institut i pavarur që shërben si qendër shumë funksionale, e cila ka si mision kryesor të nxisë ndryshime sistematike pozitive në Shqipëri, nëpërmjet promovimit të mendimit kritik, si dhe parimeve të një shoqërie të hapur. Tashmë IDK njihet si katalizator për promovimin e debatit publik, duke shërbyer njëkohësisht si urë lidhëse mes Shqipërisë dhe pjesës tjetër të Europës dhe botës në fushën e ideve dhe të informacionit.

Rrjedhimisht veprimtaria e IDK-ës mund të thuhet se është e përqendruar në dy drejtime kryesore:

• Në projektin e titulluar “Për një Hapësirë Alternative të Komunikimit Publik”, i cili përfshin një sërë veprimtarish që shërbejnë për të nxitur debatin publik dhe të menduarit kritik.

• Në projektin e botimeve, i cili ka për qëllim të sjellë në gjuhën shqipe disa prej veprave më të rëndësishme të mendimit europian e perëndimor, sidomos atij bashkëkohor, duke i dhënë prioritet fushave të tilla si historia, shkencat politike, sociologjia, filozofia, antropologjia kulturore, apo veprave me një karakter të përgjithshëm informativ.

Vitet e fundit këtyre i është shtuar dhe një kolanë e veçantë kushtuar letërsisë botërore bashkëkohore.

Bordi i menaxhimit

Prof. Aleko Minga- Kryetar,
Universiteti i Tiranës

Diana Çuli – Shkrimtare

Remzi Lani – Drejtor i Institutit Shqiptar të Medias

Andi Bushati- Gazetar

Piro Misha – Shkrimtar, drejtor i IDK

Stafi

Drejtor Ekzekutiv – Piro Misha

Art grafik– Valbona Lila

Koordinatore programi– Juela Gjermeni

 
 
 
Faqja e parë | Rreth nesh | English | Sitemap.txt | Sitemap.xml | Sitemap.html |
© IDK