Home
INSTITUTI I DIALOGUT DHE KOMUNIKIMIT
(ish shtëpia e Librit dhe Komunikimit)
 

Instituti i Dialogut & Komunikimit
Adresa: Rruga "Myslym Shyri"
Pallati 47, Ap 4, Tiranë Albania

Tel: +355 4 4507853

E-mail:idk@idk-al.org

 

 

 


Translation of nine novels into Albanian

Projekti 'Translation of nine novels into Albanian', është një projekt i realizuar me ndihmën e Creative Europe Programme, Culture Sub-Programme, Support to Literary Translation Projects.
Projekti përfshin 9 libra të zgjedhura nga IDK, gjashtë prej të cilëve – Lordi Xhim, nga Joseph Conrad, Misteret nga Knut Hamsun, dy romanet e shkurtër të Giorgio Bassani-t (Kopshti i Finzi-Kontinëve dhe Gjyzlyket e arta); Kalorësi në çati, nga Jean Giono; dhe romani i Irene Nemirovski-t David Golder – janë klasikë të letërsisë europiane të shekullit të 20-të, që njihen pak, ose aspak, nga lexuesi shqiptar.
I shtati, është një romanet më të mira të autorit të njohur anglez J.G.Ballard, Perandoria e Diellit, konsiderohet nga shumë si një nga romanet më të mira angleze të Luftës së Dytë Botërore. Në shqip nuk është përkthyer asnjë vepër nga ky autor.
Pjesë e projektit është gjithashtu romani 'Rasti i çuditshëm i vrasjes së qenit në mesnatë' i autorit anglez Mark Haddon, një roman i mrekullueshëm që ka në qendër si personazh kryesor një fëmijë autik.
Vepra e fundit e zgjedhur është Vashëza prej akulli dhe përrallëza të tjera, e autores kroate Mila Pavicevic, e cila është fituese në vitin 2009 e European Union Prize of Literature.

 

 
 
Faqja e parë | Rreth nesh | English | Sitemap.txt | Sitemap.xml | Sitemap.html |
© IDK