Home
INSTITUTI I DIALOGUT DHE KOMUNIKIMIT
(ish shtëpia e Librit dhe Komunikimit)
 

Instituti i Dialogut & Komunikimit
Adresa: Rruga "Myslym Shyri"
Pallati 47, Ap 4, Tiranë Albania

Tel: +355 4 4507853

E-mail:idk@idk-al.org

 

 

 

Mbështetur nga Creative Europe

Autori: Mark Haddon

Titulli: Rasti i çuditshëm i vrasjes së qenit në mesnatë

Përkthyesi: Ines Ekonomi

ISBN 978-9928-136-36-7

Çmimi: 900 lekë

Ky libër ka në qendër të tij një mister, por ndryshon nga gjithë librat e tjerë të këtij lloji. Sepse ai që përpiqet të zgjidhë misterin është Kristofer Bun, një djalosh pesëmbëdhjetë vjeçar që vuan nga sindroma e Aspergerit, një formë autizmi, e që për pasojë, ka një raport mjaft problemor me botën. Ai di gjithçka për matematikën, por di fare pak për qeniet njerëzore. Urren ngjyrën e verdhë dhe atë kafe, por i pëlqen e kuqja, dhe s'do që të tjerët ta prekin. Nxehet sa herë që ndokush lëviz vendit ndonjë nga mobiliet e shtëpisë, e s'arrin dot të kuptojë shprehjen e fytyrës të të tjerëve, ndërsa vetë s'buzëqesh kurrë. Në fakt, deri ditën kur zbuloi kufomën e Uellingtonit, qenit të fqinjës, që e kishin vrarë me një sfurk, Kristoferi s'kish kuturisur kurrë ndonjëherë të largohej më larg se dyqani që kishte pranë shtëpisë. Por atë çast ai kuptoi se ndodhej përballë një prej atyre mistereve që heroi i tij i dashur, Sherlok Holmsi, dinte t'i zgjidhte aq mirë. Dhe kështu, ai nis një udhëtim të jashtëzakonshëm që do t’i ndryshoj jetën...

Rreth autorit
 
Rreth përkthyeses

Mark Haddon (i lindur më 26 shtator 1962) romancier anglez, i njohur për librin e tij “Rasti i çuditshëm i vrasjes së qenit në mesnatë” (2003).
Në vitin 1987, Haddon shkroi librin e tij të parë për fëmijë, Gilbert`s Gobstopper. Ky u pasua nga shumë libra të tjerë për fëmijë, të cilët shpesh ishin të vetë-ilustruar.
Haddon është i njohur edhe për serinë e tij të librave Agjenti Z, një nga të cilët, Agjenti Z dhe Pinguini nga Marsi, është bërë nga BBC në vitin 1996 Sitcom për fëmijë.
Në vitin 2003, me librin “Rasti i çuditshëm i vrasjes së qenit në mesnatë” Haddon fitoi çmimin Whitbread Book of the Year Award, çmimin Guardian Children`s Fiction Prize, dhe Commonwealth Writers Prize për punën e tij.
Romani i tij i dytë për të rritur, A Spot of Bother, u botua në shtator të vitit 2006.
Historia e tij e shkurtër, "The Pier Falls", u listua në 2015 për çmimin Sunday Times EFG Private Bank Short Story, çmimi më i pasur në botë për një histori të vetme të shkurtër.

 

Ines Ekonomi u lind në Tiranë më 1975. Ka përfunduar studimet në Greqi e më pas për gjuhë e letërsi amerikane në ‘Newcastle upon Tyne’, Britani të Madhe.
Ines Ekonomi është një nga përkthyeset më të talentuar të gjuhës angleze dhe letërsisë amerikane e brezit të saj. Ajo ka përkthyer shkrimtarët si:

• Libri i iluzioneve - Paul Auster
• Trilogjia e Nju Jorkut- Paul Auster
• Gra të dashuruara - D.H. Lawrence
• Rasti i çuditshëm i vrasjes së qenit në mesnatë - Mark Haddon
• Identiteti dhe dhuna - Amartya Sen
• Eragon - Christopher Paolini

Duke qenë dygjuhëshe, sepse familja e saj është me prejardhje greke të pakicave në Shqipëri, ajo është edhe një përkthyese shumë e mirë e greqishtes.

 
 
 
 
   
   

 
Faqja e parë | Rreth nesh | English | Sitemap.txt | Sitemap.xml | Sitemap.html |
© IDK