Home
INSTITUTI I DIALOGUT DHE KOMUNIKIMIT
(ish shtëpia e Librit dhe Komunikimit)
 

Instituti i Dialogut & Komunikimit
Adresa: Rruga "Myslym Shyri"
Pallati 47, Ap 4, Tiranë Albania

Tel: +355 4 4507853

E-mail:idk@idk-al.org

 

 

 

Mbështetur nga Creative Europe

Autori: J. G. Ballard

Titulli: Perandoria e diellit

Përkthyesi: Bashkim Shehu

ISBN 978-9928-136-35-0

Çmimi: 1100 lekë

“Një libër nga ata që pasi e lexon, ke dëshirë ta lexojnë sa më shumë njerëz të tjerë, vepër e një shkrimtari të madh, e sjellë mjeshtërisht në shqip nga shkrimtari e përkthyesi Bashkim Shehu.
Historia mbresëlënëse e një djali anglez njëmbëdhjetë vjeçar, Xhimit, që jetonte qetësisht bashkë me prindërit biznesmenë në Shangai, deri ditën kur, të nesërmen e sulmit japonez mbi Pearl Harbour, ushtria japoneze hyn në Shangai, dhe në pështjellimin e madh të krijuar, ai humbet prindërit e mbetet krejt i vetëm në qytetin e kredhur në kaos. Dhe kështu, nis historia e përpjekjeve të tij për mbijetesë, që nga rrugët e vilat e braktisura të Shangait të pushtuar, deri në kampin-burg për qytetarët perëndimorë të kapur nga japonezët, ku ai kalon vitet e luftës, deri sa hedhja e bombës amerikane mbi Hiroshima i dha asaj fund.
Një roman i jashtëzakonshëm, të cilin pasi e ke filluar, s’e lëshon dot nga dora, që sjell një ndër personazhet më mbresëlënës të letërsisë së shekullit të XX-të.”

Rreth autorit
 
Rreth përkthyesit

James Graham "J. G." Ballard (15 nëntor 1930 - Prill 19 2009) ishte një romancier Anglez, shkrimtar tregimesh, dhe eseist. Ballard u përfshi që në fillim të karrierës së tij në New Wave të science fiction me romanet e tij apokaliptike (apo post-apokaliptike), si The Drowned World (1962), The Burning World (1964), dhe The Crystal Word (1966). Në fund të viteve 1960 dhe fillim të viteve 1970 Ballard u fokusua në një shumëllojshmëri tregimesh të shkurtra eklektike (ose "romanet e kondensuar") të tilla si The Atrocity Exhibition (1970), e cila u krahasua me punën e shkrimtarëve postmodernist të tillë si William S. Burroughs. Në vitin 1973 u botua romani shumë i diskutuar Crash, një tregim për symphorophilia-n dhe fetishizmin e aksidenteve me makinë. Historia më vonë u përshtat në një film me të njëjtin emër nga David Cronenberg.
Ndërsa shumë prej tregimeve të Ballard janë tematikisht dhe tregimtarisht të pazakontë, ai është ndoshta më i njohur për romanin e tij relativisht konvencional të luftës, Perandoria e Diellit (1984). I përshkruar si "Romani më i mirë britanik për Luftën e Dytë Botërore" nga The Guardian, historia është përshtatur në një film të vitit 1987 nga Steven Spielberg.

 

Bashkim Shehu ka lindur në Tiranë në vitin 1955. shkrimtar, përkthyes, skenarist dhe kritik letrar. Ka mbaruar studimet për Gjuhë dhe Letërsi në Universitetin e Tiranës. Një nga përkthyesit më të mire në gjuhën shqipe në fushën e letërsisë dhe humanizmit. Fitues në 1996 i çmimit kombëtar të fondacionit ‘Velija’ (Shqipëri, Maqedoni, Kosovë) për librin më të mirë fiction të vitit (‘Udhëtimi i fundit i Ago Ymerit’, roman). Në 2000 çmimin ‘Buzuku’ (Prishtinë) për librin më të mirë fiction të vitit (‘Cirku’ roman). Në 2002 çmimin ‘Hieronymus’ (Tiranë) për përkthimin më të mirë të vitit (Karl A. Wittfogel, ‘Despotizmi orietal’, nga anglishtja në shqip). Në 2008 çmimin ‘Balcanica’ për letërsinë ballkanike më të mirë të vitit (‘Angelus Novus’, roman). Në 2010 çmimi kombëtar ‘Kult’ për librin më të mirë të vitit (‘Moxart, me vonesë’, roman). Ka përkthyer një sërë veprash kryesisht nga anglishtja dhe spanjishtja, njohës i mirë i gjuhës katalane. Ndër veprat e botuara mund të përmendim:

• Katër ese për Lirinë - Isaiah Berlin
• Kombet dhe Nacionalizmi që nga 1780 - Eric J. Hobsbawm
• Në kështjellën e mjekërkaltrit - George Steiner,
• Feja, nëse nuk ka zot... - Leszek Kolakowski,
• Despotizmi oriental - Karl Wittfogel
• Ballkani imagjinar - Maria Todorova
• Nacionalizmi - Ernest Gellner
• Fundi i pasionit politik - Josep Ramoneda
• Senjoria - Jaume Cabré
• Asnjë lajm nga Gurbi - Eduardo Mendoza
• Një hyrje në filozofinë politike - Leo Strauss
• Unë rrëfehem - Jaume Cabré

 

 
 
 
 
 

 
Faqja e parë | Rreth nesh | English | Sitemap.txt | Sitemap.xml | Sitemap.html |
© IDK