Home
INSTITUTI I DIALOGUT DHE KOMUNIKIMIT
(ish shtëpia e Librit dhe Komunikimit)
 

Instituti i Dialogut & Komunikimit
Adresa: Rruga "Myslym Shyri"
Pallati 47, Ap 4, Tiranë Albania

Tel: +355 4 4507853

E-mail:idk@idk-al.org

 

 

 

Mbështetur nga Creative Europe

Autori: Knut Hamsun

Titulli: Misteret

Përkthyesi: Afrim Koçi

ISBN 978-9928-136-28-2

Çmimi: 1100 lekë

Misteret (1892) është historia e Johan Nilsen Nagel-it, një i huaj misterioz që papritmas kthehet në një qytet të vogël të Norvegjisë një verë - dhe po aq papritmas zhduket. Nageli është një i huaj i plotë, një lloj Krishti modern trajtuar në frymën e parodisë. Ai dënon politikën dhe mendimin e moshës, ju sjell ngushëllim të fyerve dhe të plagosurve dhe fiton dashurinë e dy grave të Marisë dhe të Martës biblike. Por ai ka edhe një anë të errët: në jelekun e tij ai mban një enë të vogël me acid prusik. Romani krijon një ndjenjë të fuqishme të rrjedhës së mendimit të Nagel-it, pasi ai gjithnjë tërhiqet në dhomën e torturës të psikikës së tij të nënndërgjegjshme.

Rreth autorit
 
Rreth përkthyesit
Knut Hamsun romancier e poet norvegjez, Fitues i Çmimit Nobel për letërsinë. Një nga shkrimtarët më të mëdhenj e më me ndikim në letërsinë moderne. Thomas Mann-i e quante Hamsun-in pasardhës të Dostojevskit e të Niçes. Isaac Bashevis Singer, babanë e gjithë prozës moderne, ndërsa për Charls Bukowski ai qe shkrimtari më i madh i të gjitha kohërave.
Ndonëse shkrimtari më i famshëm norvegjez, simpatia e tij e pafshehur për Gjermaninë naziste e për Hitlerin, bëri që pas lufte ai të dënohej. Pavarësisht moshës së tij të shkuar Hamsun-i u mbyll për disa muaj në një spital psikiatrik, ndërkohë që me vendim gjyqi iu konfiskua e gjithë pasuria, duke bërë që ai të vdiste në varfëri në vitin 1952. I lënë mënjanë për shumë vjet, figura e tij si një nga shkrimtarët më të mëdhenj norvegjezë, u rehabilitua në vitin 2009, kur qeveria norvegjeze organizoi festime të shumta me rastin e përvjetorit të tij të lindjes, duke ngritur për nder të tij dhe një statujë në qendër të Oslos, si dhe duke emetuar një monedhë me portretin e tij.
 

Afrim Koçi është prej thuajse gjysmë shekulli një nga emrat e njohur të kulturës shqiptare, me një kontribut tepër të madh për lidhjet e kulturës sonë me botën. Ai është përkthyes i më shumë se njëqind veprash letrare, ndër të cilat disa prej kryeveprave të letërsisë botërore, çka përbën padyshim një kontribut tepër të çmuar për emancipimin dhe pasurimin e kulturës shqiptare. Pavarësisht se Afrimi është përkthyes prej katër gjuhësh (gjermanisht, rusisht, frëngjisht e italisht), emri i tij mbetet i lidhur para së gjithash me kulturën gjermane në Shqipëri. Në fakt, Afrim Koçi na ka sjellë në gjuhën shqipe pjesën më të madhe të letërsisë së madhe të këtij vendi, duke nisur nga Shileri te Tomas Mani, nga Klajsti e Ekermani, te Gunter Grasi, Hans Falada, Heinrih Bëlli, Maks Frishi, Fridrih Durenmati, Hajnri Mani, Klaus Mani, Knut Hamsun, e shumë e shumë të tjerë. Po ashtu Koçi ka sjellë në shqip një sërë veprash me mjaft rëndësi për historiografinë shqiptare, duke nisur nga e mirënjohura ‘Kujtime’ të Eqrem Bej Vlorës, te vepra të tilla madhore si ajo e Franc Babingerit për Sulltan Mehmetin e II etj. etj.
Këtij kontributi i shtohet kontributi jo më pak i rëndësishëm për pasurimin e gjuhës shqipe. Afrim Koçi është padyshim një ndër emrat kryesorë të asaj plejade të jashtëzakonshme përkthyesish, të cilët kanë dhenë një kontribut tepër të vyer për pasurimin dhe për sofistikimin e mëtejshëm të gjuhës shqipe.

 
 
 
 
Faqja e parë | Rreth nesh | English | Sitemap.txt | Sitemap.xml | Sitemap.html |
© IDK