Home
INSTITUTI I DIALOGUT DHE KOMUNIKIMIT
(ish shtëpia e Librit dhe Komunikimit)
 

Instituti i Dialogut & Komunikimit
Adresa: Rruga "Myslym Shyri"
Pallati 47, Ap 4, Tiranë Albania

Tel: +355 4 4507853

E-mail:idk@idk-al.org

 

 

 

Mbështetur nga Creative Europe

Autori: Mila Paviçeviç

Titulli: Vashëza prej akulli dhe përrallëza të tjera

Përkthyesi: Virgjil Muçi

ISBN 978-9928-136-41-1

Çmimi: 600 lekë

Ky libër i titulluar “Vashëza prej akulli dhe përrallëza të tjera”, botuar për herë të parë në Kroaci në vitin 2006, është fitues i Çmimit të Bashkimit Europian për letërsinë në vitin 2009. Përfshin trembëdhjetë rrëfime, që përbëjnë një kombinim të zgjuar mes të mrekullueshmes dhe të mbinatyrshmes, gërshetuar me realitetin e sotëm. Është shkruar në një mënyrë të tillë sa që në fakt është vërtet e vështirë të bësh dallimin mes ç’është reale e ç’është e sajuar, midis të mundurës dhe të pamundurës. Me një fjalë, është një libër i bukur që i drejtohet si fëmijëve ashtu dhe një publiku të rritur.
Rreth autorit
 
Rreth përkthyesit

Mila Pavicevic e lindur në vitin 1988 është një shkrimtare kroate. E lindur dhe e rritur në Dubrovnik, studioi në universitetin e Zagrebit për Gjuhë dhe letërsi greke.
 Aktive në të shkruar që në moshë të vogël, ajo ka fituar në vitin 2009 çmimin e Bashkimit Europian për Letërsinë për librin 'Vashëza prej akulli dhe përrallëza të tjera'.

 

Virgjil Muçi ka lindur në Tiranë më 1956.
Ka mbaruar studimet në Universitetin e Tiranës për Gjuhë dhe Letërsi. I njohur jo vetëm si përkthyes i disa gjuhëve të huaja por dhe si shkrimtar, kritik letrar dhe diplomat karriere.
Është autor i dhjetëra librave si për fëmije ashtu edhe për të rritur. Autor i përmbledhjes me tre vëllime: ‘Përralla shqiptare për 100 + 1 natë’.
Përkthyes i disa gjuhëve të huaja ka sjellë me mjeshtëri kryeveprat e letërsisë botërore nga anglishtja, italishtja, serbo-kroatishtja, suedishtja. Mund të përmendim:

• Charles Dickens - Përrallë krishtlindjesh
• Joseph Conrad - Lordi Xhim
• Astrid Lindgren - Pipi gjorapegjata
• Ivo Andriç - Kronikat e Travnikut
• Roald Dahl - Im ungj Osvald
• Susan Sontag - Fotografia
• Robert Galbraith - Kënga e qyqes
• David Albahari - Cing
• Charles Bukowski - Gratë
• Michael Crichton - Në kufijtë e kohës

Bernd J. Fischer; Josef Brodsky; Thomas Friedman; Joseph Rothschild; Arjun Appadurai; Ferdinando Salleo; Ramin Jahanbegloo; Ugo Ojetti, etj.
Virgjil Muçi ka përkthyer gjithashtu romanin ‘Bir’ të shkrimtarit malazez Andrej Nikolaidis, fitues i çmimit Europian për letërsinë 2011.

 
 
 
 
 

 
Faqja e parë | Rreth nesh | English | Sitemap.txt | Sitemap.xml | Sitemap.html |
© IDK