Home
INSTITUTI I DIALOGUT DHE KOMUNIKIMIT
(ish shtëpia e Librit dhe Komunikimit)
 

Instituti i Dialogut & Komunikimit
Adresa: Rruga "Myslym Shyri"
Pallati 47, Ap 4, Tiranë Albania

Tel: +355 4 4507853

E-mail:idk@idk-al.org

 

 

 

Mbështetur nga Creative Europe

Autori: Joseph Conrad

Titulli: Lordi Xhim

Përkthyesi: Virgjil Muçi

ISBN 978-9928-136-43-5

Çmimi: 900 lekë

Kjo vepër e Conrad nuk mund të jetë më e shquar realisht se “Zemra e errësirës”, por njësoj shquhet për përshkrime të hollësishme, për mënyrën sesi e mban pezull vëmendjen e lexuesit, që realisht përpiqet ta lexojë dhe mbi të gjitha, artin e shkrimit të autorit dhe mesazhet e kohës që kanë universalitet.
Xhimi s’është asfare lord, por në një vend ku do e përcjellë historia e librit, ai realisht trajtohet si një njeri fisnik, që në gjuhën e vendit përcillet me një fjalë e cila është ekuivalente me Lord.
Romani mund të konsiderohet i ndarë në dy pjesë, ku ndërsa në të parën është rënia e personazhit tonë, të cilin e hasim nga përshkrimi që i bën Conrad me anë të një personazhi të zgjedhur në vetën e parë dhe pastaj vjen ngritja e tij.
Në pjesën e parë ai shpëton në anijen që përcjell pelegrinët në Mekë dhe del para gjyqit, ku ndjen zhgënjimin e madh se nuk trajtohet si hero i vërtetë ndërkohë që duhej të vepronte më trimërisht; kurse në pjesën e dytë, ku është dhe ndjehet vërtetë “Tuan”- Lord, sepse në një vend të izoluar ku do të gjendet, arrin të organizojë njerëzit kundër një pseudo-regjimi. Por, këtu do marrë dhe një të goditur jo të lehtë. Romani do të nxjerrë në gjykimin tonë forcën e individit, kurse Marlou (personazhi i famshëm që Conrad e përdor edhe në romane të tjera) na thotë disi cinik se: Xhimi është një nga ne: kupto një nga njerëzit që përcjellin civilizim ndër të tjerët. Por, Xhimi ka një të shkuar që nuk mund të krenohet, teksa jeta dhe sfida e kanë treguar me cilësi të mira në të tashmen dhe të ardhmen e librit ku në formë universale ai i tregon cilësitë e veta në përballjet me lloje të ndryshme qeniesh, ku lodrojnë karaktere të shumëllojta. Conrad na flet përmes Shtain (vetën e parë të tij), që na e përcjell Xhimin si një figurë tejet romantike.Romani ka një strukturë tejet të komplikuar, pasi ai na tregohet përmes Marlout tek një grup të tjerësh që e dëgjojnë. Por vështirësia dhe humbja e vëmendjes të bën ta humbasësh kur shikon se edhe personazhet e tjera tregojnë historitë e tyre. Kështu ngjarjet realisht ti i kap në kënde të ndryshme shikimi disi të hallakatura.

Rreth autorit
 
Rreth përkthyesit
Shkrimtari polako-britanik Joseph Conrad (3 December 1857 – 3 August 1924) konsiderohet si një nga romancierët më të mëdhenj që kanë shkruar në gjuhën angleze. Ai iu bashkua Flotës Tregtare Detare Britanike në vitin 1878, dhe iu dha shtetësia britanike në 1886. Edhe pse nuk fliste anglisht rrjedhshëm deri sa mbushi njëzet vjeç, ai ishte një mjeshtër i prozës që solli një ndjeshmëri jo-angleze në letërsinë angleze. Ai shkroi tregime dhe romane, shumë me një mjedis detar, të cilat përshkruajnë gjykimet e shpirtit njerëzor në mes të një universi, të pandjeshëm dhe të padepërtueshme. Conrad është konsideruar si një modernist i hershëm, edhe pse veprat e tij ende përmbajnë elemente të realizmit të shekullit të 19-të. Stili i tij tregues dhe karakteret anti-heroike kanë ndikuar shumë autorë, duke përfshirë T.S. Eliot-in, William Faulkner-in, Graham Greene-in , dhe Salman Rushdie-në. Shumë filma janë përshtatur ose frymëzuar nga veprat e Conradit.Duke shkruar në kulmin e Perandorisë Britanike, Conrad shkroi, ndër të tjera, përvojat e vendit të tij të lindjes Polonisë, dhe përvojat e tij personale në forcat detare tregtare franceze dhe britanike, për të krijuar tregime të shkurtra dhe romane që reflektojnë aspekte të një botë europiane të dominuar - përfshirë imperializmin dhe kolonializmin - thellësisht nga eksplorimi i psikologjisë së njeriut.
 

Virgjil Muçi ka lindur në Tiranë më 1956. Ka mbaruar studimet në Universitetin e Tiranës për Gjuhë dhe Letërsi. I njohur jo vetëm si përkthyes i disa gjuhëve të huaja por dhe si shkrimtar, kritik letrar dhe diplomat karriere.Është autor i dhjetëra librave si për fëmije ashtu edhe për të rritur. Autor i përmbledhjes me tre vëllime: ‘Përralla shqiptare për 100 + 1 natë’.
Përkthyes i disa gjuhëve të huaja ka sjellë me mjeshtëri kryeveprat e letërsisë botërore nga anglishtja, italishtja, serbo-kroatishtja, suedishtja. Mund të përmendim:

Charles Dickens - Përrallë krishtlindjesh
Joseph Conrad - Lordi Xhim
Astrid Lindgren - Pipi çorapegjata
Ivo Andriç - Kronikat e Travnikut
Roald Dahl - Im ungj Osvald
Susan Sontag - Fotografia
Robert Galbraith - Kënga e qyqes
David Albahari - Cing
Charles Bukowski - Gratë
Michael Crichton - Në kufijtë e kohës

Bernd J. Fischer; Josef Brodsky; Thomas Friedman; Joseph Rothschild; Arjun Appadurai; Ferdinando Salleo; Ramin Jahanbegloo; Ugo Ojetti, etj.
Virgjil Muçi ka përkthyer gjithashtu romanin ‘Bir’ të shkrimtarit malazez Andrej Nikolaidis, fitues i çmimit Europian për letërsinë 2011.

 
 
 
Faqja e parë | Rreth nesh | English | Sitemap.txt | Sitemap.xml | Sitemap.html |
© IDK