Home
INSTITUTI I DIALOGUT DHE KOMUNIKIMIT
(ish shtëpia e Librit dhe Komunikimit)
 

Instituti i Dialogut & Komunikimit
Adresa: Rruga "Myslym Shyri"
Pallati 47, Ap 4, Tiranë Albania

Tel: +355 4 4507853

E-mail:idk@idk-al.org

 

 

 

Mbështetur nga Creative Europe

Autori: Jean Giono

Titulli: Kalorësi në çati

Përkthyesi: Donika Omari

ISBN 978-9928-136-40-4

Çmimi: 1100 lekë


“Kalorësi në çati” (në origjinal ‘Le Hussard sur le toit’) është padyshim romani më i njohur i Jean Giono-s (30 mars 1895 - 8 tetor 1970), një prej shkrimtarëve francezë më të vlerësuar të shekullit të XX-të. Kemi të bëjmë me një roman epik, të krahasuar shpesh me ‘Manastirin e Parmës’ të Stendalit, që ka në qendër të vet historinë dhe peripecitë e Anxhelos, një fisnik italian i shtrënguar të largohet nga Italia për shkak të një dueli, dhe që tashmë, pas kaq kohe, po kthehet sërish në atdheun e vet duke kaluar nëpër Provencë, pikërisht në kohën kur në këtë krahinë po bën kërdinë kolera. Ndërkohë atë e ndjekin pas agjentët austriakë, që e akuzojnë për pjesëmarrjen e tij në kryengritjen kundër pushtimit austriak. Një roman për vdekjen e jetën, apo më mirë të thuhet, jetën në mes të vdekjes.

“Një prej shkrimtarëve më të mëdhenj të brezit tonë.” ― Andre Malraux
     
Rreth autorit
 
Rreth përkthyeses
Jean Giono (30 mars 1895 - 8 tetor 1970) autor francez që shkroi vepra të letërsisë artistike të vendosura kryesisht në rajonin Provence të Francës.
Romani i tij i parë, Colline (1929) fitoi çmimin Prix Brentano si dhe mundësinë për t`u përkthyer në anglisht.
Colline u pasua nga dy romane të tjera të ndikuara shumë nga Virgjili dhe Homeri, Un de Baumugnes (1929) dhe Regain (1930), të tre së bashku përbëjnë të famshmen "Pan Trilogy", e quajtur kështu për shkak se në të Giono përshkruan botën natyrore ashtu siç është e mbushur me fuqinë e perëndisë greke Pan.
Gjatë viteve tridhjetë, Giono shprehu pacifizmin e fituar si rezultat i përvojave të tij gjatë Luftës së Parë Botërore në romane të tilla si Le grand troupeau (1931), dhe pamflete të tilla si Refus d'obéissance (1937), dhe Lettre aux paysans sur la pauvreté et la paix (1938).
Ai dëshironte të shkruante dhjetë romane të frymëzuar nga Comédie Humaine e Balzac-ut. Ky projekt nuk u realizua, mbetën vetëm katër romanet e Hussard-it, (Angelo (1958), Le Hussard sur le Toit (1951), Le Bonheur fou (1957), Mort d'un personnage (1948)).
Romani i parë i madh i periudhës së tij të dytë që do të publikohet ishte Un sans roi balet (botuar në 1947, i bëri dhe një film i suksesshëm, për të cilin vetë Giono shkroi skenarin, në vitin 1963).
Romani më i famshëm i periudhës së tij të dytë është Le Hussard sur le Toit. Ai u botua në vitin 1951, dhe u bë film nga Jean-Paul Rappeneau me aktore Juliette Binoche në 1995.
Les Ames fortes ( 1950 ), i bërë film nga Raoul Ruiz në vitin 2001, është një tjetër nga kryeveprat e kësaj periudhe. Les Grands Chemins ( 1951 ), ka të bëjë me kumarin , gënjeshtrën dhe miqësinë.
Gjithashtu i denjë për t`u përmendur është Voyage en Italie (1953).
Jashtë Francës, puna më e njohur e Giono-së është ndoshta historia e shkurtër The Man who Planted trees (i bërë film në 1987).
Në vitet e tij më vonë, Giono u nderua me çmimin letrar Prince Rainier të Monakos në vitin 1953, dhënë për arritjet e tij gjatë gjithë jetës, u zgjodh në Académie Goncourt në vitin 1954, dhe u bë anëtar i Conseil Littéraire të Monakos në vitin 1963
Giono vdiq nga një atak në zemër në vitin 1970.
 

Donika Omari ka lindur në Tiranë në vitin 1936.
Ka mbaruar studimet për Gjuhë dhe Letërsi në Universitetin e Tiranës. Është nderuar me çmimin “International Prize for Translations“, në vitin 1997 nga Italian Ministry of Foreign Affairs.
Ka përkthyer një sërë veprash kryesisht nga letërsia franceze dhe italiane, mund të përmendim:

• Guy de Maupassant - Tregime të zgjedhura
• Jules Romain - Trokas
• Joseph Kessel - Mondry
• Luigi Pirandello - Gjashtë personazhe në kërkim të autorit
• Marcel Pagnol - Marius
• Dino Buzzati - Tregime
• François Mauriac -Therese Desqueyroux
• Thomas Mann - Tonio Krëgeri
• Natalia Ginsburg - Lessico famigliare
• Franca Zambonini -Teresa e Kalkutës
• Umberto Eco - Emri i trëndafilit
• Nathalie Sarraute - Planetari
• Vitaliano Brancati - Antonioja i bukur
• Umberto Eco - Mbi letërsinë
• Stefan Zweig - Klarisa
• Gerard de Nerval - Silvi
• George Sand - Indiana
• Amin Maalouf - Çoroditja e botës
• Anna Gavalda - Unë e doja
• Marguerite Yourcenar - Vepra në të zezë

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
   
 

 
Faqja e parë | Rreth nesh | English | Sitemap.txt | Sitemap.xml | Sitemap.html |
© IDK