Home
INSTITUTI I DIALOGUT DHE KOMUNIKIMIT
(ish shtëpia e Librit dhe Komunikimit)
 

Instituti i Dialogut & Komunikimit
Adresa: Rruga "Myslym Shyri"
Pallati 47, Ap 4, Tiranë Albania

Tel: +355 4 4507853

E-mail:idk@idk-al.org

 

 

 

Mbështetur nga Creative Europe

Autori: Irène Némirovsky

Titulli: David Golder

Përkthyesi: Diana Çuli

ISBN 978-9928-136-34-3

Çmimi: 700 lekë

Romani 'David Golder', me një seri personazhesh ekstravagante dhe emocionesh tronditëse, të kujton vepra të Balzakut të mbushura me lakmi dhe mizori, si xha Goriori dhe Kushërira Beti. Veçanërisht faqet e fundit të David Golder janë po aq tërheqëse sa çdo gjë tjetër që Némirovsky ka shkruar. Kjo vepër dëshmon edhe një herë se sa e paprekur nga modernizmi mbetet Némirovsky, pavarësisht se rininë e saj e ka kaluar në Parisin e viteve 1920.

Rreth autorit
 
Rreth përkthyeses

Irène Némirovsky, e lindur në Kiev, më 1903, në një familje bankierësh me origjinë hebraike, jetoi në Paris, ku nisi të shkruante që në moshën tetëmbëdhjetë vjeçare. Botoi një sërë romanesh që patën një sukses mjaft të madh, derisa në vitin 1942, u arrestua prej gjermanëve si çifute, ndonëse ndërkohë qe konvertuar në katolike, dhe dërgohet në kampin e përqendrimit të Aushvicit, ku dhe vdiq në moshën tridhjetë e nëntë vjeçare. Vepra e saj u rizbulua në vitet 2000, pas zbulimit të dy romaneve të saj të pabotuar, të lëna dorëshkrim, të cilët e kthyen sakaq Irène Némirovksin në një fenomen letrar, me një sukses të jashtëzakonshëm në publik.

 

Diana Çuli e lindur në Tiranë, është përkthyese, shkrimtare, gazetare dhe aktiviste e shoqërisë civile. Për një kohë ajo ka qenë dhe anëtare e Parlamentit.
Ka mbaruar studimet për Gjuhë dhe Letërsi në Universitetin e Tiranës. Botoi në vitin 1970 përmbledhjen e saj të parë me tregime ‘Ndërgjegjja’’, e më pas tetë romane. Është gjithashtu autore e shumë skenarë filmash. Ndër librat e saj mund të përmendim:

• Jehonat e jetës
• Zëri i largët
• Dreri i trotuareve
• Rekuiem
• ... dhe nata u nda në mes
• Diell në mesnatë
• Engjëj të armatosur
• Gruaja në kafe

Përkthyese e një sërë autoresh të tillë si: Jean Paul Sartre: ‘Duar të ndyra’, ‘Rrugët e Lirisë, Mosha e arsyes’ - trilogji, ‘Mizat’, ‘Neveria’; Andre Gide: ‘Simfonia Pastorale’, Simone de Beauvoir: ‘Mikesha’, ‘Gruaja e thyer’; Patrick Modiano: ‘Në kafenenë e rinisë së humbur’; Anna Gavalda: ‘Të ishim bashkë, vetëm kaq...’; Irène Nemirovsky: ‘Jezabel’, ‘Zjarret e vjeshtës’; Fareeed Zakaria: ‘E ardhmja e lirisë, demokracia joliberale brenda e jashtë vendit’.

 
 
 
 

 
Faqja e parë | Rreth nesh | English | Sitemap.txt | Sitemap.xml | Sitemap.html |
© IDK