Giorgio Bassani (1916-2000) konsiderohet një ndër shkrimtarët më të rëndësishëm italianë dhe europianë të shekullit të XX, fitues i çmimeve letrare më prestigjioze në Itali. Fillimet e veta i pati ne poezi ku dhe botoi për herë të parë 1947. Por ajo që e bëri të njohur ishte 'Pesë histori ferrareze' me të cilën fitoi dhe çmimim 'Strega' Ndër veprat e tij kryesore mund të përmenden ‘Kopshti i Finci-Kontinëve’; ‘Romani i Ferrarës’; ‘Pas portës’; ‘Çafka’; ‘Aroma e sanës’. Pjesa më e madhe e veprave të tij janë bërë gjithashtu filma. |
|
Beti Njuma ka lindur në Tiranë më 1979-ën.
Ka mbaruar studimet për Gjuhë dhe Letërsi në Universitetin e Tiranës. Ka përkthyer një sërë veprash nga letërsia italiane, mund të përmendim:
• Penelopa shkon në luftë – Oriana Fallaci
• Një dhe e pandashme – Giorgio Napolitano
• Dashuri dhe pushtet – Bruno Vespa
• Kopshti i Finci-Kontinëve – Giorgio Bassani
• Akabadora – Michela Murgia
• Marilyn – Alfonso Signorini
• Dritat në shtëpitë e të tjerëve – Chiara Gamberale
Aktualisht punon si gazetare në televizionin kombëtar Top Channel. |