Home
INSTITUTI I DIALOGUT DHE KOMUNIKIMIT
(ish shtëpia e Librit dhe Komunikimit)
 

Instituti i Dialogut & Komunikimit
Adresa: Rruga "Myslym Shyri"
Pallati 47, Ap 4, Tiranë Albania

Tel: +355 4 4507853

E-mail:idk@idk-al.org

 

 

 

Mbështetur nga Creative Europe

Autori: Giorgio Bassani

Titulli: Gjyzlyket e arta

Përkthyesi: Beti Njuma

ISBN 978-9928-136-39-8

Çmimi: 650 lekë

Sërish skena e romanit të Bassani-t është qyteti i qetë e i përgjumur i Ferrarës, në Itali, qyteti i tij i lindjes, me të cilin është e lidhur tërë vepra e shkrimtarit të madh italian. Në qendër të veprës është figura e doktor Fadigatit, një nga njerëzit më të respektuar e të vlerësuar të shoqërisë së kamur qytetase deri ditën kur në qytet nisin të përhapen fjalë se doktori, i cili ndonëse mbi të dyzetat ende s’është  martuar, na  është homoseksual. Sidoqoftë, fillimisht duket sikur s’ka fakte për të konfirmuar këto fjalë, dhe ‘shoqëria e respektueshme’ ferrareze preferon të mbyll sytë, duke gjykuar se, së paku faqe botës, sjellja e doktorit vazhdon të mbetet e paqortueshme. Por ja që një ditë prej ditësh, befas plas skandali: merret vesh se mjeku i nderuar na qënka i dashuruar me një djalë të ri student...
‘Gjyzlyket e  arta’ është historia tepër emocionuese e një jete njerëzore të shkatërruar pikërisht nga ata që ai i konsideron fqinjët e tij.

 

Rreth autorit
 
Rreth përkthyeses

Giorgio Bassani (1916-2000) konsiderohet një ndër shkrimtarët më të rëndësishëm italianë dhe europianë të shekullit të XX, fitues i çmimeve letrare më prestigjioze në Itali. Fillimet e veta i pati ne poezi ku dhe botoi për herë të parë 1947. Por ajo që e bëri të njohur ishte 'Pesë histori ferrareze' me të cilën fitoi dhe çmimim 'Strega' Ndër veprat e tij kryesore mund të përmenden ‘Kopshti i Finci-Kontinëve’; ‘Romani i Ferrarës’; ‘Pas portës’; ‘Çafka’; ‘Aroma e sanës’. Pjesa më e madhe e veprave të tij janë bërë gjithashtu filma.

 

Beti Njuma ka lindur  në Tiranë më 1979-ën.
Ka mbaruar studimet për Gjuhë dhe Letërsi në Universitetin e Tiranës. Ka përkthyer një sërë veprash nga letërsia italiane, mund të përmendim:

• Penelopa shkon në luftë – Oriana Fallaci
• Një dhe e pandashme – Giorgio Napolitano
• Dashuri dhe pushtet – Bruno Vespa
• Kopshti i Finci-Kontinëve – Giorgio Bassani
• Akabadora – Michela Murgia
• Marilyn – Alfonso Signorini
• Dritat në shtëpitë e të tjerëve – Chiara Gamberale

Aktualisht punon si gazetare në televizionin kombëtar Top Channel.

   
 
 
 
 
     

 
Faqja e parë | Rreth nesh | English | Sitemap.txt | Sitemap.xml | Sitemap.html |
© IDK