Home
INSTITUTI I DIALOGUT DHE KOMUNIKIMIT
(ish shtëpia e Librit dhe Komunikimit)
 

Instituti i Dialogut & Komunikimit
Adresa: Rruga "Myslym Shyri"
Pallati 47, Ap 4, Tiranë Albania

Tel: +355 4 4507853

E-mail:idk@idk-al.org

 

Botimet e fundit LINUS

Autori: Rebecca Johns
Titulli: Kontesha e zezë
Përktheu: Aleko Minga
Numri i faqeve: 379
Çmimi: 1000 lekë
Botues: Botimet Linus

 

Një roman madhështor kushtuar jetës së një personazhi real që është kthyer në legjendë, konteshës Erzsébet Báthory, të cilën në vitin 1611, në Hungari, e murosën të gjallë në kullën e një kështjelle, të akuzuar për vrasjen e dhjetëra vajzave dhe grave që kishin punuar tek ajo si shërbyese. Në roman është pikërisht ajo, bijë e familjes më të vjetër e më fisnike të Hungarisë, e njohur si Kontesha e zezë apo Kontesha Gjakatare, apo dhe si vrasësja e parë seriale në histori, që na rrëfen historinë e jetës së saj.

   A qe ajo vallë vërtet një shtrigë, një e çmendur, një vrasëse e pamëshirshme, siç dhe e akuzuan? Apo e vërteta është ndryshe? A mos vallë Erzsebet Bathory në të vërtetë s’qe veç një grua që, e ndarë mes urrejtjes e pasionit, s’pranoi aspak t’i nënshtrohej kokulur fatit të vet!

 
Faqja e parë | Rreth nesh | English | Sitemap.txt | Sitemap.xml | Sitemap.html |
© IDK