|
Kontakt
|
Instituti i Dialogut & Komunikimit
Adresa:
Rruga "Myslym Shyri"
Pallati 47, Ap 4, Tiranë Albania
Tel: +355 4 4507853
E-mail:idk@idk-al.org
 

|
|
|
Botimet e fundit LINUS |
 |
|
|
Në datën 7 korrik, në një vilë në një nga lagjet e Parisit, gjenden të vrara dy gra: zonja Henderson, një vejushë e pasur amerikane, së bashku me shërbyesen e saj. Shumë shpejt policia arreston Zhozef Ërtënin, një djalosh njëzet e shtatë vjeçar, praninë e të cilit në vendin e krimit e vërtetojnë një sërë gjurmësh që ai ka lënë në vilë. Për të gjithë ai është fajtor; gjykata e dënon me vdekje. I vetmi që s’beson në fajësinë e tij është komisari Megre, i cili fshehurazi organizon arratisjen e tij nga burgu, me shpresë se kësisoj ai do t’i çojë te vrasësi i vërtetë...
Georges Simenon (1903-1989), shkrimtar belg i gjuhës frënge; autor i një numri mjaft të madh romanesh e novelash, por që njihet kryesisht për serinë e romaneve që kanë për protagonist komisarin Megre të policisë franceze. I përkthyer në 47 gjuhë të botës (me mbi 3.500 përkthime), është një ndër shkrimtarët më të lexuar të të gjitha kohërave, duke u renditur i treti ndër shkrimtarët e gjuhës frënge, vetëm pas Zhyl Vernit dhe Aleksandër Dymasë, dhe i gjashtëmbëdhjeti (sipas Index Translationum të botuar nga UNESCO), në botë. Në mbarë botën janë shitur më se 700 milion kopje të librave të tij. |
|
|
|