Home
INSTITUTI I DIALOGUT DHE KOMUNIKIMIT
(ish shtëpia e Librit dhe Komunikimit)
 

Instituti i Dialogut & Komunikimit
Adresa: Rruga "Myslym Shyri"
Pallati 47, Ap 4, Tiranë Albania

Tel: +355 4 4507853

E-mail:idk@idk-al.org

 

Botimet e fundit LINUS

 

“Çdo mendim më tërhiqte ca më thellë për nga fundi. Isha kaq e lodhur! Mbylla sytë. Ëndërroja sikur po vinte. Dëgjoja zhurmë motori në oborr, ai më ulej pranë, më puthte dhe më vinte gishtin mbi buzë që t’u bënte vajzave një të papritur. Mund t’ia ndiej ende butësinë në qafën time, zërin, ngrohtësinë, lëkurën, të gjitha i kam këtu…
Të gjitha i kam ende këtu…
Mjaft t’i mendoj.
Pas sa kohësh harrohet era e atij që të ka dashur? Dhe, kur pushon së dashuri ti vetë?
Sikur të më jepnit një orë rëre…”

Adriani ka ikur. E ka lenë. Për një grua tjetër, më të re në moshë. Kloe bashkë me të dy fëmijët, ndjehet si e shokuar. Atëherë, Pieri, i vjehërri ndjen se duhet t’i rrijë asaj pranë e ta ngushëllojë. Dhe ashtu, në atë mënyrën e tij. Në vend që ta dënojë të birin për atë që ka bërë, duket sikur në një farë mënyre e adhuron. Dhe kështu gjatë udhëtimit që ndërmarrin së bashku për në fshat, ai i rrëfen asaj për jetën e tij, se si dikur dhe ai kishte takuar dashurinë e tij të madhe, por s’kishte arritur dot të gjente aq kurajë sa të linte familjen.... Dhe më pas kjo e kishte bërë të vuante aq shumë.... Dhe në këtë rrëfim të tij të papritur Kloe sheh një mesazh që i drejtohet asaj vetë...
Një roman që të godet drejt e në zemër, me një stil të paimitueshëm e sugjestiv, prej një prej shkrimtareve më të vlerësuara të viteve të fundit në Francë e në mbarë botën.

Lindur në vitin 1970, Anna Gavalda, autore e shumë përmbledhjeve me tregime dhe romaneve mjaft të suksesshme në Francë e në mbarë botën, konsiderohet sot si një nga shkrimtaret franceze më të suksesshme e të lexuara.

 
 
Faqja e parë | Rreth nesh | English | Sitemap.txt | Sitemap.xml | Sitemap.html |
© IDK