Home
INSTITUTI I DIALOGUT DHE KOMUNIKIMIT
(ish shtëpia e Librit dhe Komunikimit)
 

Instituti i Dialogut & Komunikimit
Adresa: Rruga "Myslym Shyri"
Pallati 47, Ap 4, Tiranë Albania

Tel: +355 4 4507853

E-mail:idk@idk-al.org

 

Botimet e fundit LINUS

 

“Tre të rinj, dy djem dhe një vajzë, tre fate që kryqëzohen papritur, kur ndihen të humbur, të braktisur, të përbuzur. Parisi, me rrugët, baret, dritat, mundësitë, historinë, joshjen është një shkretëtirë e pamatë për këta tre të rinj, që përballen me një jetë të vështirë e të vetmuar, aspak për faj të tyre, por për shkak të rrethanave dhe situatave dramatike familjare. Por, gjithkush ka përpara një derë të mbyllur, e cila, një ditë hapet çuditshëm dhe duket si një Sezam. Kjo derë, për personazhet e këtij romani është apartamenti ku ata kanë marrë me qira nga një dhomë dhe që shndërrohet në një botë të jashtëzakonshme ngjarjesh, ndjenjash të fuqishme e të ndërlikuara dhe ku fatet e tyre ndryshojnë përgjithnjë.    

     Romani ‘Të ishim bashkë, vetëm kaq...’, i Anna Gavaldës, nuk mund të lëshohet nga dora, pa u mbaruar me një frymë. Lexuesi, kurrsesi nuk mundet të largohet e të mos ndjekë faqe pas faqeje se çfarë i ndodh Kamilës, Filibertit dhe Frankut, këtyre figurave kaq të ndryshme nga njëra-tjetra, por që dalëngadalë, lidhen pazgjidhshmërisht me njëri-tjetrin.   

     Romani qëndron në këmbë si një ndërtesë shumëkatëshe e, në secilin kat, secili personazh rikompozon fijet e këputura të jetës së tij. Stili i drejtpërdrejtë, humori, situatat tragjike, komike, ngjethëse e thellësisht psikologjike, mbushin faqet e librit. Dialogu është një veçori origjinale e kësaj vepre. I mprehtë, i shpejtë, i pasur dhe plot ritëm, ai portretizon personazhet njësoj si penelatat e një piktori.                      

     ‘Të ishim bashkë, vetëm kaq...’, është një roman i mrekullueshëm dhe i pandarë për bibliotekën e çdo libërdashësi.” 

                                                                                      Diana Çuli

 
 
Faqja e parë | Rreth nesh | English | Sitemap.txt | Sitemap.xml | Sitemap.html |
© IDK