Home
INSTITUTI I DIALOGUT DHE KOMUNIKIMIT
(ish shtëpia e Librit dhe Komunikimit)
 

Instituti i Dialogut & Komunikimit
Adresa: Rruga "Myslym Shyri"
Pallati 47, Ap 4, Tiranë Albania

Tel: +355 4 4507853

E-mail:idk@idk-al.org

 

Botimet e fundit

Titulli: Perandoria e diellit
Autori:J. G. Ballard
Numri i faqeve: 374 fq
Çmimi: 1100 lekë
ISBN 978-9928-136-35-0

 

J.G.Ballard, i konsideruar si një ndër autorët më të rëndësishëm të letërsisë bashkëkohore, i kthyer tashmë në një kult. Një roman i bërë bestseller në mbarë botën, bazuar në autobiografinë e vetë autorit, që frymëzoi një ndër filmat më të famshëm të regjisorit Steven Spielberg.

“Një libër nga ata që pasi e lexon, ke dëshirë ta lexojnë sa më shumë njerëz të tjerë, vepër e një shkrimtari të madh, e sjellë mjeshtërisht në shqip nga shkrimtari e përkthyesi Bashkim Shehu. Historia mbresëlënëse e një djali anglez njëmbëdhjetë vjeçar, Xhimit, që jetonte qetësisht bashkë me prindërit biznesmenë në Shangai, deri ditën kur, të nesërmen e sulmit japonez mbi Pearl Harbour, ushtria japoneze hyn në Shangai, dhe në pështjellimin e madh të krijuar, ai humbet prindërit e mbetet krejt i vetëm në qytetin e kredhur në kaos. Dhe kështu, nis historia e përpjekjeve të tij për mbijetesë, që nga rrugët e vilat e braktisura të Shangait të pushtuar, deri në kampin-burg për qytetarët perëndimorë të kapur nga japonezët, ku ai kalon vitet e luftës, deri sa hedhja e bombës amerikane mbi Hiroshima i dha asaj fund.                                           

                                                        

Një roman i jashtëzakonshëm, të cilin pasi e ke filluar, s’e lëshon dot nga dora, që sjell një ndër personazhet më mbresëlënës të letërsisë së shekullit të XX-të.”  

Piro Misha                        

           

“Një arritje e jashtëzakonshme”  

Angela Carter            

           

 “I mrekullueshëm, për nga forma, përmbajtja, stili. Një ndër veprat madhore të letërsisë së shekullit të XX-të.”  

William Boyd 

 

 
Faqja e parë | Rreth nesh | English | Sitemap.txt | Sitemap.xml | Sitemap.html |
© IDK