Home
INSTITUTI I DIALOGUT DHE KOMUNIKIMIT
(ish shtëpia e Librit dhe Komunikimit)
 

Instituti i Dialogut & Komunikimit
Adresa: Rruga "Myslym Shyri"
Pallati 47, Ap 4, Tiranë Albania

Tel: +355 4 4507853

E-mail:idk@idk-al.org

 

Botimet e fundit

Titulli: Rasti i çuditshëm i vrasjes së qenit në mesantë
Autori:Mark Haddon
Numri i faqeve: 282 fq
Çmimi: 900 lekë
ISBN 978-9928-136-36-7

 

Një libër prekës, e në të njëjtën kohë, mjaft zbavitës.
                                                - Oliv Sacks

Ky libër ka në qendër të tij një mister, por ndryshon nga gjithë librat e tjerë të këtij lloji. Sepse ai që përpiqet të zgjidhë misterin është Kristofer Bun, një djalosh pesëmbëdhjetë vjeçar që vuan nga sindroma e Aspergerit, një formë autizmi, e që për pasojë, ka një raport mjaft problemor me botën. Ai di gjithçka për matematikën, por di fare pak për qeniet njerëzore. Urren ngjyrën e verdhë dhe atë kafe, por i pëlqen e kuqja, dhe s'do që të tjerët ta prekin. Nxehet sa herë që ndokush lëviz vendit ndonjë nga mobiliet e shtëpisë, e s'arrin dot të kuptojë shprehjen e fytyrës të të tjerëve, ndërsa vetë s'buzëqesh kurrë.
 
Në fakt, deri ditën kur zbuloi kufomën e Uellingtonit, qenit të fqinjës, që e kishin vrarë me një sfurk, Kristoferi s'kish kuturisur kurrë ndonjëherë të largohej më larg se dyqani që kishte pranë shtëpisë. Por atë çast ai kuptoi se ndodhej përballë një prej atyre mistereve që heroi i tij i dashur, Sherlok Holmsi, dinte t'i zgjidhte aq mirë. Dhe kështu, ai nis një udhëtim të jashtëzakonshëm që do t’i ndryshoj jetën...

Mark Haddon ia del mbanë të krijojë diçka të jashtëzakonshme: portretin e një adoleshenti me probleme emotive... një libër që zotëron dhuntinë e rrallë të empatisë.

Ian McEwan
 
Për të krijuar një ide se ç'është ky roman, kujto libra të tillë si “Zhurmë e tërbim” të W. Folknerit, “Djaloshi Holden" i Salingerit, apo ndonjë prej tregimeve të Oliver Sacks.

New York Times

 

 
 
Faqja e parë | Rreth nesh | English | Sitemap.txt | Sitemap.xml | Sitemap.html |
© IDK