Home
INSTITUTI I DIALOGUT DHE KOMUNIKIMIT
(ish shtëpia e Librit dhe Komunikimit)
 

Instituti i Dialogut & Komunikimit
Adresa: Rruga "Myslym Shyri"
Pallati 47, Ap 4, Tiranë Albania

Tel: +355 4 4507853

E-mail:idk@idk-al.org

 

Botimet e fundit

Titulli: Stoneri
Autori:John Williams
Numri i faqeve: 282 fq
Çmimi: 1000 lekë
ISBN 978-9928-136-47-3

 

‘Stoneri i John Williams-it është diçka më e rrallë nga ç'është thjesht një roman i madh - ai është romani i përkryer, i rrëfyer e i shkruar aq bukur, dhe aq emocionues, saqë të lë pa frymë.’
- The New York Times

‘Një prej romaneve më të mëdhenj të shekullit të shkuar. Kam blerë së paku 50 kopje të tij për t'ua bërë dhuratë miqve. Një libër aq i bukur saqë e meriton të marrë statusin e një klasiku.’

Colum McCann - The Guardian

'Romani më i madh amerikan për të cilin s'keni dëgjuar asnjëherë.'
Tim Kreider - New Yorker

‘Libri më i bukur në botë.’
Emma Straub - shkrimtare amerikane

Një fat i veçantë ai i këtij romani. Sot konsiderohet nga kritika si një kryevepër, por kur u botua për herë të parë në vitin 1965, ai kaloi pothuajse pa u vënë re. Madje, dhe në vitin 1994, kur autori John Edward Williams vdiq, në nekrologjinë e botuar me këtë rast nga New York Times, këtij romani i kushtohet fare pak vëmendje. U desh të vinte viti 2003, kur romani u ribotua nga prestigjiozja New York Review of Books, e sidomos përkthimi i tij në frëngjisht prej shkrimtares së njohur Anna Gavalda, për ta bërë atë sakaq të famshëm në mbarë botën, duke e kthyer 'Stonerin' në një 'fenomen letrar', që kritika e përshëndeti si një ndër kryeveprat e padiskutueshme të letërsisë botërore, ndërkohë që publiku e priti me një entuziazëm të jashtëzakonshëm. Sot ka jo pak kritikë që e konsiderojnë atë si një ndër tre romanet më të rëndësishëm të gjithë letërsisë amerikane.

 
 
Faqja e parë | Rreth nesh | English | Sitemap.txt | Sitemap.xml | Sitemap.html |
© IDK