Home
INSTITUTI I DIALOGUT DHE KOMUNIKIMIT
(ish shtëpia e Librit dhe Komunikimit)
 

Instituti i Dialogut & Komunikimit
Adresa: Rruga "Myslym Shyri"
Pallati 47, Ap 4, Tiranë Albania

Tel: +355 4 4507853

E-mail:idk@idk-al.org

 

Botimet e fundit

Titulli: Personazhet kryesore të Shqipërisë
Vendi, Fiset, Populli gjatë Luftës së Parë Botërore Autori:Raporti sekret i shërbimit të zbulimit të Admiraliatit të Marinës Ushtarake Angleze
Numri i faqeve: 233 fq
Çmimi: 800 lekë
ISBN 978-9928-136-46-

 

Kush ishin njerëzit më me ndikim në Shqipërinë e vitit 1916?
Në vitin 1916, pra në mes të Luftës së Parë Botërore, Shërbimi i Zbulimit i Admiraliatit të Marinës Ushtarake Angleze përpilon një raport sekret për Shqipërinë, të cilin e emërton “Personazhet - Shqipëria - Fiset, Populli”. Qëllimi i raportit ishte të jepte një vështrim panoramik për historinë dhe realitetin e një vendi fare pak të njohur, por që ishte kthyer në një ndër fushëbetejat mes ushtrive ndërluftuese. Në të njëjtën kohë, natyrshëm, krahas analizës së situatës së vendit, theksi vihet para së gjithash tek ato figura që, në sytë e anglezëve, kishin më shumë peshë e ndikim në jetën e vendit dhe që, rrjedhimisht, duheshin patur në konsideratë në kohë të tilla të turbullta. Rezultati është një galeri e pasur, piktoreske e pse jo groteske personazhesh, shumë syresh emra ende të njohur, por shpesh të ndryshëm nga ç’i njohim nga tekstet e sotëm të historisë. Mjaft të tjerë me ç’duket njerëz me peshë në atë kohë, tashmë janë fshirë pa kurrfarë mëshire nga kujtesa historike. Patriotë, luftëtarë, trima, aventurierë, mercenarë, spiunë, turkofilë, grekofilë, austrofilë, hoxhallarë që shpallen nacionalistë grekë dhe priftërinj grekë që përkrahin planet turkoshake të Esad Pashës, familje të ndara e të përçara, njerëz me kulturë e ministra që s’dinë as shkrim e këndim, ngjarje që në atë kohë perceptohen si tejet të rëndësishme, të cilat sot janë fshirë tërësisht nga rrëfimi i historisë.
Gjithsesi një dëshmi interesante për kë dëshiron të dijë diç më shumë për dritë-hijet e jetës shqiptare në një nga periudhat më kaotike e kontradiktore të historisë sonë moderne: pikërisht periudhës së lindjes së dhimbshme e dramatike të Shqipërisë moderne.

 
 
Faqja e parë | Rreth nesh | English | Sitemap.txt | Sitemap.xml | Sitemap.html |
© IDK