Home
INSTITUTI I DIALOGUT DHE KOMUNIKIMIT
(ish shtëpia e Librit dhe Komunikimit)
 

Instituti i Dialogut & Komunikimit
Adresa: Rruga "Myslym Shyri"
Pallati 47, Ap 4, Tiranë Albania

Tel: +355 4 4507853

E-mail:idk@idk-al.org

 

Veprimtaritë e fundit

 
   
Festivali i Librit dhe Artit Pamor (edicioni i I)i cili u zhvilluar në Tiranë nga datat 23-27 prill 2014.

Në datat 23-27 prill në Tiranë u zhvillua edicioni i I i Festivalit të Librit dhe Artit Pamor. Kjo ngjarje kulturore ku ndërthuret libri me artet pamore, përfshin rreth 45 shtëpi botuese nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia. Ky aktivitet i ngjeshur pati dhe promovimet e tij autore te ardhur edhe jashtë kufijve të Shqipërisë për të folur shqip.
Shtëpia botuese IDK në datën 24 prill organizoi promovimin e librit "Bir" të autorit malazez Andrej Nikolaidis, fitues i Çmimit Europian për letërsinë në vitin 2011.
Ky roman i ardhur në shqip nga përkthyesi i talentuar Virgjil Muçi, sjell një histori të urrejtjes dhe dashurisë një marrëdhënie bab e bir në harkun e 24 orëshit në qytetin e tij në Uqin.
Vetë autori u shpreh se ky roman është më i miri që ai ka shkruar dhe se është shkruar brenda tre javëve.

Andrej Nikolaidis ka lindur më 1974 në Sarajevë. Më 1992, pas shpërthimit të luftës së Bosnjës, familja e tij zhvendoset në Ulqin të Malit të Zi, vendlindja e të atit, ku vazhdon të jetojë. 

Shkrimtar, gazetar, aktivist shoqëror i angazhuar diskutimet politike, si dhe çështjet e të drejtave të njeriut dhe të pakicave, Andrej Nikolaidis konsiderohet sot një ndër shkrimtarët më të rëndësishëm të brezit të ri malazez. Është autor i katër romaneve ‘Mimesis’ (2003), ‘Bir’ (2006), ‘Ardhja’ (2009) dhe ‘Deri sa të vijë mbretëria’ (2012), si dhe i përmbledhjeve me tregime ‘Pse Mira Furlan’ (1997) dhe ‘Katedralja në Siatëll’ (1999). 

Librat e tij janë botuar në Kroaci, Bosnje, Angli dhe Gjermani. Andrej Nikolaidis është kolumnist i së përditshmes “Vijesti” dhe i së përjavshmes “Monitor”.

 
 
 
Faqja e parë | Rreth nesh | English | Sitemap.txt | Sitemap.xml | Sitemap.html |
© IDK